Për mikpritës në Airbnb dhe Booking

Pastrim Airbnb në Tiranë dhe Durrës: mysafiri i radhës gjen gjithçka gati.

Ju merreni me rezervimet. Ne vijmë pas çdo mysafiri, ndërrojmë çarçafët dhe ju dërgojmë foto kur mbarojmë. Nuk keni pse të vini fare.

  • 1+13 500lekë / ndërrim
  • 2+14 500lekë / ndërrim
  • 3+15 500lekë / ndërrim

Pse mikpritësit na zgjedhin

Ju nuk keni pse të jeni aty. Fare.

  • Foto pas çdo pastrimi

    Ju dërgojmë foto të çdo dhome në WhatsApp. E shihni gati pa lëvizur nga vendi.

  • Çelësat në lockbox

    Nuk jeni aty? Marrim çelësat nga lockbox-i dhe i lëmë po aty kur mbarojmë.

  • Çarçafë dhe peshqirë

    I ndërrojmë me tuajat e pastra, nga lavanderia ose nga shtëpia.

  • Me kontratë

    Punojmë me kontratë dhe paguani sipas saj, pa qenë nevoja të vini.

Lavanderi nuk bëjmë, por ju lidhim me partnerë që lajnë çarçafët dhe peshqirët tuaj.

Çmimi

Sa ju kushton pastrimi i Airbnb në muaj?

Zgjidhni apartamentin dhe sa ndërrime keni. Çmim fiks për çdo ndërrim.

  • Detergjentët dhe pajisjet i sjellim ne
  • Shumë ndërrime? Ju bëjmë ofertë
  • Anulim falas deri 2 ditë para

Apartamenti

Ndërrime në muaj

8

36 000 lekë në muaj

8 ndërrime x 4 500 lekë

Rezervoni ndërrimet

Çfarë gjen mysafiri

Çfarë bëjmë në çdo ndërrim mysafirësh

I njëjti rregull çdo herë, që mysafiri të ndihet mirë që në minutën e parë.

  • Kuzhina

    • Enët të lara dhe në vend
    • Banaku, soba dhe lavamani
    • Frigoriferi i fshirë
    • Koshat bosh
  • Dhoma e gjumit

    • Çarçafë të pastër, shtrati i rregulluar
    • Pluhuri nga mobiljet
    • Nën shtrat dhe dyshemeja
    • Dollapi gati për mysafirin
  • Banjo

    • Peshqirë të pastër në vend
    • WC-ja e larë dhe e dezinfektuar
    • Dushi pa qime e pa gëlqere
    • Pasqyra pa pika
  • Kontrolli i fundit

    • Dyshemetë e lara kudo
    • Ballkoni i fshirë
    • Dritaret e mbyllura
    • Foto të çdo dhome për ju

Si funksionon

Një mesazh, dhe ndërrimi është i zgjidhur

  1. 1

    Na dërgoni datat

    Kur del mysafiri dhe kur vjen tjetri. Edhe për gjithë muajin.

  2. 2

    Hyjmë me lockbox

    Marrim çelësat dhe pastrojmë pas daljes, me pajisjet tona.

  3. 3

    Ndërrojmë dhe fotografojmë

    Çarçafë dhe peshqirë të pastër, pastaj foto për çdo dhomë.

  4. 4

    Gati para hyrjes

    Mysafiri i ri gjen apartamentin gati dhe të rregulluar.

Një ditë ndërrimishembull
Shembull: mysafiri largohet në 11:00, pastrimi bëhet nga 11:30 deri 14:00, prona është gati në 14:30 para mbërritjes në 15:00.

Ku vijmë

Pastrim Airbnb në Tiranë, Durrës dhe Golem

Çdo ditë nga ora 8 deri në 19, edhe të dielën. Në verë, kur plazhi mbushet, rezervoni datat herët.

  • TiranëApartamente në qendër, Blloku, Komuna e Parisit dhe kudo në qytet.
  • DurrësApartamente në plazh dhe në qytet, gjatë gjithë vitit.
  • GolemApartamente pushimi buzë detit, sidomos në sezon.

Pyetje

Pyetje nga mikpritësit

Keni një pyetje tjetër? Na shkruani.

Sa kushton pastrimi i një Airbnb?

Çmim fiks për çdo ndërrim mysafirësh: 1+1 3 500 lekë, 2+1 4 500 lekë, 3+1 5 500 lekë. Detergjentët dhe pajisjet i sjellim ne.

A i ndërroni çarçafët dhe peshqirët?

Po, i ndërrojmë çdo herë. Çarçafët dhe peshqirët e pastër duhet të jenë gati, nga lavanderia ose nga shtëpia. Lavanderi nuk bëjmë, por ju lidhim me partnerë që e bëjnë.

Si hyni nëse unë nuk jam aty?

Me lockbox. Marrim çelësat, pastrojmë dhe i lëmë po aty. Ju nuk keni nevojë të vini.

Si e di që apartamenti është gati?

Kur mbarojmë, ju dërgojmë foto për çdo gjë në WhatsApp: kuzhinën, banjën, shtratin dhe dhomat.

Si paguaj?

Me mikpritësit punojmë me kontratë. Paguani sipas kontratës, pa pasur nevojë të jeni aty pas çdo pastrimi.

Kam shumë ndërrime në muaj. A ka ofertë?

Patjetër. Na thoni sa apartamente dhe sa ndërrime keni në muaj dhe ju bëjmë një ofertë të veçantë.

Mund ta pastroni midis dy mysafirëve në të njëjtën ditë?

Po. Mysafiri del, ne vijmë pas tij dhe apartamenti është gati para se të vijë tjetri. Na dërgoni orën e daljes dhe të hyrjes.

Në cilat qytete punoni për Airbnb?

Në Tiranë, Durrës dhe Golem. Çdo ditë, edhe të dielën, nga ora 8 deri në 19.

A mund ta anuloj një pastrim?

Po, falas deri 2 ditë para.