Shtëpi private me një ose disa kate

Pastrim shtëpie në Tiranë: çdo kat, çdo shkallë, çdo qoshe.

Pastrim gjeneral nga kuzhina te banjot e katit të sipërm. Shkallët, xhamat, dyshemetë dhe ballkonet. 250 lekë për m², detergjentët i sjellim ne.

Llogarisni çmimin për shtëpinë tuaj

Kat pas kati

Çfarë pastrojmë në shtëpi, nga kati përdhes te tarraca

Prekni një pjesë të shtëpisë dhe shikoni çdo punë që bëjmë aty.

  • Kuzhina: yndyra, soba, aspiratori, furra dhe frigoriferi brenda
  • Salloni: pluhuri nga mobiljet, dyert dhe bazamentet
  • Xhamat dhe kornizat nga brenda
  • Dyshemetë fshihen dhe lahen

Nuk bëjmë: kopshte, pishina, fasada dhe punë në lartësi.

Çmimi

Sa kushton pastrimi i shtëpisë?

Zgjidhni katet, m² për kat dhe ballkonet. Çmimi del menjëherë.

  • 250 lekë/m² për të gjitha katet
  • Llogarisim gjithë sipërfaqen, edhe ballkonet
  • Paguani në fund, kur jeni të kënaqur

Sa kate?

2

Sa m² çdo kat?

Ballkone dhe tarraca?

Edhe larje divani me makineri300 lekë/m² për gjithë shtëpinë

42 500 lekë

2 kate x 80 m² + 10 m² ballkone = 170 m² x 250 lekë

Rezervoni këtë pastrim

Kur na thërrisni

Kur ju duhet pastrimi i shtëpisë

  • Pastrimi i pranverës

    Një herë në vit, e gjithë shtëpia me themel, kat pas kati.

  • Kur vijnë të afërmit

    Vijnë fëmijët nga jashtë për verë ose për festa? Shtëpia gati para se të mbërrijnë.

  • Jeni jashtë shtetit?

    Rezervoni për shtëpinë e prindërve me një mesazh në WhatsApp, nga kudo që jeni.

  • Pas festave

    Darka, mysafirë, enë pa fund. Ju pushoni, ne e kthejmë shtëpinë si ishte.

Pyetje

Pyetje për pastrimin e shtëpisë

Keni një pyetje tjetër? Na shkruani.

Sa kushton pastrimi i një shtëpie dykatëshe?

Llogaritet 250 lekë për m² për të gjitha katet. Një shtëpi me 2 kate nga 80 m² (160 m²) kushton 40 000 lekë. Me larje divani, 48 000 lekë.

A i pastroni të gjitha katet dhe shkallët?

Po. Çdo kat, çdo shkallë dhe çdo banjo, nga kati përdhes deri te ballkonet e katit të sipërm.

Si e llogaritni sipërfaqen?

Me gjithë sipërfaqen që pastrojmë: të gjitha katet, edhe ballkonet dhe tarracat. Një tarracë 50 m² llogaritet 50 m². Na thoni sa m² është çdo kat dhe sa ballkone ka shtëpia, ose na dërgoni disa foto.

A pastroni oborrin, kopshtin ose fasadën?

Jo. Pastrojmë brenda shtëpisë, ballkonet dhe tarracat. Kopshte, pishina, fasada dhe punë në lartësi nuk bëjmë.

Jam jashtë shtetit. A mund ta rezervoj për prindërit?

Po. Na shkruani në WhatsApp nga kudo, na thoni adresën dhe ditën. Pagesa bëhet në fund, kur puna të jetë e kënaqshme.

Po nëse shtëpia ka shumë kohë pa u pastruar?

Çmimi vlen për një shtëpi në gjendje normale. Na dërgoni disa foto dhe ju themi çmimin e saktë para se të vijmë.

Kur paguaj dhe si anuloj?

Paguani në fund, kur të jeni të kënaqur. Anulimi është falas deri 2 ditë para.